Kryeministri Edi Rama ka pasur të ftuar të radhës në podcastin e tij ‘Flasim’ tre ekspertë të sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024. Në këtë organizim morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike. Bëhet fjalë për Franc Zylyftarin, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshin dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
Duke u ndalur te sulmet kibernetike, Ilir Daka tha se u përpoqën që të gjenin pikat kyçe dhe të zgjidhnin me ushtrimet me shpejtësi. “Kur pamë Shqipërinë në krye, thua çfarë mund të bëj më tepër. Ishte pjesa që filluam dhe kërkuam brenda vetes. Duke gjetur pikat kyçe në arritëm që të zgjidhim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi. Unë kam 13 vite në tregun privat. Vjen një moment dhe mendon, po eci mirë, por mendova a ka ndonjë gjë që mund të bëj që të lë shenja.”, tha Daka.
Ndërkohë, Franc Zylyftari e ka krahasuar sulmin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë nga Irani, në verën e vitit 2022, si sulmet luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës. “Kam qenë pjesë e ngushtë e ekipit, me duhet të pranoj se ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Konstatuan se dëmi nuk doli me sukses, ishte një copëz e vogël nga dëmi që kërkonin të bënin. Ishte luftë shumë e egër. AKSHI-i ishte traget i aktorëve të sponsorizuar shtetëror.
Sulmi që Shqipëria u godit në atë kohë ishte me mision kibernerik shkatërrues. Dëmi të përkthehej në paralizimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Ndihemi mirë që evituam një sulm të tillë.”, pohoi ai. Adriano Lleshi u shpreh se ishte pasioni që kishte për sigurinë kibernetike që e shtyu të bëhej pjesë e AKCESK. Lleshi tha se kjo i bëri të mundur, qasjen e idealeve si të ruajmë autoritetin tonë. “Pasioni që kam për sigurinë kibernetike. Duke mbaruar dhe shkollën për Teknologji informacioni, në mbyllje të masterit aplikova për pjesën e programit të praktikave. Fitova kontratë 1-vjeçar e pranë AKCESK. Më bëri të mundur qasjen e idealeve si mund ta ruajmë autoritetin tonë. Është një adrenalinë e madhe duke parë dhe dinamikën që kemi, pasi nuk e di me cilët aktore ndeshesh. Ne jemi në evoluim gjatë gjithë kohës. Kjo më motivon shumë. Shumë oferta në vijnë por është një që gjë që limitohesh tek gjurmimi i autoreve.”, – u shpreh Lleshi.
Nga ana e tij kryeministrin Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për këtë sektor. “Këtë ritëm do të mbajmë, do ta bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg sepse është e vetmja mënyrë të kemi aty talentet më të mira, njerëzit më të motivuar dhe forcën më efektive në llogore. Kjo është realisht një luftë e jashtëzakonshme dhe shumë stresuese. Është 24 orë me sytë aty dhe në çdo moment mund të të rrëshqasë terreni dhe digjesh.”, tha Rama.