MENU
klinika

Rama mesazh Greqisë nga Athina

Pronat/ “Nuk kemi asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok”

12.05.2024 - 12:59

Nga Athina, kryeministri Rama i dërgoi një mesazh Greqisë, duke i thënë se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër, përveç respektit reciprok.

“Nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë. E kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën, që ky është problem i Shqipërisë”, tha kryeministri.

Rama: Ata kanë halle kanë probleme, grekët e Shqipërisë, duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta më e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanikë është se asnjë hall apo problem i tyre nuk është i ndryshëm nga problemet e shqiptarëve, në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës së afërt dhe të largët nuk janë ende plotësisht të mbyllura, në asnjë rast një grek etnik nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë, asnjëherë grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës apo pronës. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar!

“Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”