“Big Brother VIP Kosova” sezonin e ardhshëm mesa duket do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime për “Vip Magazine”, megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e moderatores.
Shpesh herë Arbanën e kemi parë duke udhëtuar drejt Prishtinës, ndërsa ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat Shqiptare dhe jo me karrierën e saj në television.
E teksa prezantuesja e dy sezoneve të “BBV” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK” së bashku me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.
Megjithatë presim që të shikojmë nëse me të vërtetë Arbana do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP Kosova”, apo jo.