13.05.2024 - 10:18
Kryeministri Edi Rama u prit dje nga qytetarët shqiptarë në Athinë.
Nëpërmjet një fjalimi të përgatitur enkas për një event të tillë ai përmendi dy çështjet me delikate mes dy vendeve, atë të çamëve dhe ligjin e luftës.
Kryeministri i konsideroi shqiptarët në Greqi si zotër të barabartë të shtëpisë.
Edi Rama gjatë fjalës së tij në Athinë, njoftoi edhe disa zhvillime të rëndësishme midis dy vendeve, duke përmendur nisjen e negociatave për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve.
Shqiptarët i bënë një pritje madhështore kryeministrit Rama në në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë ku valëvitej flamuri kuq e zi, sikurse duket në foto-galerinë e mëposhtëme.