MENU
klinika

Shkak gjakmarrja

Të shtëna me armë në Fier, vritet efektivi i “Shqiponjave”;

13.05.2024 - 14:15

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Baltëz të Fierit.

Mësohet se efektivi i policisë së “Shqiponjave”, 28-vjeçari Novruz Cenalia ka mbetur i vdekur, ku si shkak dyshohet gjakmarrja.

Raportohet se polici që ka humbur jetën në Fier nuk ka qenë në detyrë, ndërsa autorët janë larguar me një makinë ngjyrë blu. Viktima është me origjinë nga Tropoja.

Policia bën me dije se autori i krimit është Asllan (Azgan) Mernica.

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier