Mernica është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet se sherri mes efektivit të policisë dhe autorit nisi për një vend parkimi.
Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve.
Efektivi Cenalia mësohet se ishte jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për të marrë detyrën. Ai ishte pjesë e policisë prej rreth 3 viteve.
Sa i përket motiveve, paraprakisht policia thotë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit. Por gazetarja Sefa mëson se viktima dhe autori i ngjarjes janë me origjinë nga Hasi dhe shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë gjakmarrja.