Historiani Pëllumb Xhufi dhe ambasadori Agim Nesho janë përplasur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët atje.
Për historianin Xhufi, heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që morën pjesë në takimin e kryeministrit.
Ndërsa ambasadori Nesho tha se takimi ishte një provokim, por edhe një shtrirje dorë ndaj kryeministrit grek për ti thënë “më prano kështu si jam”.
Xhufi: Kanë bërë heroizëm ata 10 mijë shqiptarë që u mblodhëm siç tha Edi Rama; këtu jemi në një familje. Sa i përket zhvillimit të takimit, edhe Rama e ka përdorur për t’i dhënë një mesazh që ju jeni qytetarë evropianë. Erdhët me vuajtje, me operacione fshesa, por ja që u bëtë sot dhe ky është një mesazh që e ngriti sallën në këmbë.
Rama zuri në gojë edhe agjendën më shumë se 100 vjeçare midis shtetit shqiptar dhe grek. Problemet janë shtruar nga personalitete shtetërore që ligji i luftës është një kondicio që duhet hequr për një raport të ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Ballkan. Rama dhe ministrat e tij e ka shtruar çështjen çame që prej vitit 2013. Pala greke dhe ministri Kotsias nuk e ka përgjysmë bisedën dhe tha se duhet diskutuar.
Nesho: Ishte midis provokimit, midis nevojës që Rama të dalë nga impakti i politikës së Brendshme dhe ishte një zgjatje dore ndaj Mitsotakis, më prano kështu si jam.
Xhufi: Kurse gazetat greke në të shtrirje dore që thotë ambasadori kanë dalluar ironinë dhe hipokrizinë. Sepse ti kur i thua zotit të vendit që ti je vend demokratik dhe pastaj i thua që ke detyruar shqiptarët të ndërrojnë edhe emrat, janë trajtuar keq e megjithatë kanë duruar dhe kanë bërë veten, por ti si shtet nuk i ke trajtuar sic duhet. Tani ambasadori e shikon sikur i ka shtrirë dorën. Ata nuk kanë dalë në këtë konkluzion.