Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Baltëz të Fierit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia u vra nga 23-vjeçari Asllan Mernica.
Sipas ekspertit, Mernica ka qenë së bashku me nënën e tij kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Ai tha se prania e nënës mund të ketë çuar në degradimin e situatës e mund të ketë nxitur të riun që të qëllojë për vdekje efektivin.
“Mund të ketë qenë konflikt i çasti. Fakti që nëna ka qenë prezente mund të ketë qenë edhe shkak i agravimit të situatës, në kuptimin e një komunikimi banal dhe nëna prezente aty mund ta ketë bërë situatën të pashmangshme. Mund të ketë pasur ndonjë fyerje me ngjyrim seksual, ndonjë sharje. Këto janë hamendësime”, tha eksperti në “Good Morning Albanians”.