MENU
klinika

“SPAK nuk u krijua me vullnetin e politikës”

Bamir Topi: Prokuroria e Posaçme u ngrit nga SHBA, kemi pritshmëri të lartë!

14.05.2024 - 10:03

Ish-presidenti Bamir Topi duke folur për punën e SPAK, tha se kjo strukturë nuk është krijuar me vullnetin autonom të politikës shqiptare.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Topi tha se SPAK u ngrit dhe u mbështet nga amerikanët dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij.

SPAK nuk është krijuar me një vullnet autonom të politikës shqiptare, kështu që nga kjo pikëpamje bie çdo lloj paralelizmi me vende të tjera. U ngrit dhe u mbështet nga amerikanët. Ky është solid dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij. Është institucion i ri dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Për një episod nga më të thjeshtët thuhet: Do të të denoncoj në SPAK!

SPAK ka edhe kufizimet e veta në organikë. Është ngritur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por procesi hetimor është i gjatë dhe profesional.

Koha do ta tregojë. Nuk mund të paragjykoj punën  e tyre nëse do të jenë objektivë dhe pa influenca politike”, tha Topi.