Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma arrazi është paraqitur paraditen e sotme në prokurorinë e Shkodrës.
Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.
Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë së dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë.
Valentina Arrazi, u paraqit në Prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.
39-vjeçarja dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pasu u hodh vetë në lumë pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.
Policia arrestoi bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. 31-vjeçari ndodhet pas hekurave për shtyrje drejt vetëvrasjes së Alma Arrazit, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.
Sipas raportimeve, mësohet se çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.
Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte te vëllai i saj.