MENU
klinika

I ati i dënuar me 20 vite burg

Dy vëllezërit në burg; 23-vjeçari Azgan Mërnica ende në kërkim!

14.05.2024 - 14:56

23-vjeçari Azgan Mërnica i cili vrau efektivin e policisë në Fier ditën e djeshme, është ende në kërkim ndërsa dyshohet se ende nuk ka dalë nga qyteti Fierit.

Ndërkohë që detjae të reja kanë dalë lidhur me familjen e 23-vjeçarit. Përveç vëllait i cili është dënuar me 19 vite burg për vrasje në 2019, mësohet se dhe vëllai tjetër i tij ndodhet burg në Gjermani.

Gjithashtu babai i tij, Petrit Mërnica mësohet se ka bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit.

Është bërë me dije se pranë vendit të ngjarjes në momentin që është eliminuar efektivi kanë qenë edhe të mitur.

Ndërkohë që po vijon puna për kapjen e autorit, mësohet se dyshohet se autori nuk ka dalë nga Fieri, zonë ku edhe po vijojnë kërkimet.