MENU
klinika

Procesi mbyllet më 16 maj

Ligji për surrogacinë, konsultim publik me koalicionin pro familjes

14.05.2024 - 14:59

Paraditen e të hënës përfaqësues të Koalicionit pro Familjes dhe jetës kanë paraqitur argumentet e tyre por duket se nuk kanë gjetur konsensus në asnjë pikë. Ata e kundërshtojnë fort këtë projektligj sidomos pikën për surrogacinë.

“Ishin tre zv.ministret, ekspertë por edhe individë që kanë përfitime nga ky projektligj. Ne e kundërshtojmë fort“- shprehet Akil Pano, koalicioni pro Familjes dhe Jetës.

Me tone të larta palët kanë debatuar duke konsideruar këtë projektligj si nxitës të trafikut të qenieve njerëzore dhe që shkel parimet e familjes.

“Duan ta bëjnë tani sepse në maj është LGBt dhe duan të ligjërojnë martesat Gay sepse nuk e bëjnë dot pa lindjen e fëmijëve me surrogaci“-shprehet Altin Goxhaj.

Një pikë e fortë debati është rritja e moshës së abortit për vajzat 16 vjeç e lart edhe pa dijeninë e prindit nga 12 javë që është në 14 javë.

Koalicioni pro Familjes kërkon jo vetëm që ky projektligj të mos shkojë parlament por të miratohet një ligj që ndalon surrogacinë në Shqipëri./TCH