MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë nga përgatitjet për ahengun e Athinës

14.05.2024 - 17:26

Klosi ishtë caktuar kryemarangoz per aheng-mitingun e Athines. Vertitej si levend lart e poshte duke matur e prerë. Një zdrukth e ca almise i kishte lidhur me litar e vënë mbi sup! Nje laps e mbante pas veshit qe e ngjyente me peshtymë herë pas here!
Çyrbja jo vetem kishte mbledhur nja dyqind veta nga Shijaku po mbajti gjithe diten shtylla e pilastra. Nuk i bënë sytë dritë kur pa Klosin që si shul vertitej tutje tehu me dy ristela a ndonje qereste.

Kështu nuk shkon i tha , bën me hile , je dy metro, mban sa një mushk, mos i bej bisht ngarkeses. Klosi u murretyre po e kishte zënë ngusht u detyrua të vinte një tra në kurriz dhe iku duke nëmur se dembel hesapi.

Damon po e pervelonte halli.Punetor llaçi qe detyra. Në fillim Klosi i tha nuk na duhesh per gjë, po ai këmbenguli, dua të jap kontribut tha per këtë ngjarje historike. Nuk dua te dukem , dua te sherbej , një kemi vetem një njësh ne zero jemi.

Po mirë i tha Klosi mëqënëse do me se s’bën terezitja llaçit se na duhet të forcojme muret. Damua u zhgenjye thelle po se dha vetën. Mëqënëse ka shpirt artisti besonte se do merrej me dekore e drita por jo. Shyqyr mermeriti qe kam bërë palester e nuk me thyhet kerbishtja. Në keto kohe të murrme çdo pune duhet puthur e vënë në ballë.

Babua i kishte nisur të vetet një javë perpara që të iknin atje me kuç e maç.
Termet Peçi kishte marrë me vete gjithë administraten edhe një qerre me dy buaj ngarkuar me kërmë, raki e flamuj.

Koken e kishte lidhur me shami si muratoret dikur.Kanatierja e bardhë dhe gjoksin leshtor i beheshin qull nga djerset po nuk i bënte bisht punes. Në kohe të lirë vishej me fustanelle qe i jepte ngapak kruarje dhe ja merrte një vënçe sapo vinte edhe tezja nga larja e dyshemese.

Flamuri i Gjirokastres, gjyma me djathë Lazarati, dhe treqin qylafë solli si pajë.
Ermal Dredha një matrapik shtrengonte si ata tek sheshi Omonia ! E kishte vënë mbi supe si mitraloz per te luftuar grekun i gatshem të hapte vrima per çdo fitil. Vullnet Sina me plumçe e mistri ja merrte një të uruare këngë labe gjithë qejf tek vinte tulla rreth e qark.Sa hajer do beja si gurëdhënes thoshte tek e lumturonte puna dhe ideja se ky qeram do i kujtohej gjatë. Nuk ju dhims aspak malli e gjëja per te sjelle dynjane aty.

Sotiraq Filo dhe Erjon Isai u befasun kur u thanë se ju do bëni akçihanen. Ata mendonin se do jepnin mendime si biçim ideologesh e intelektualesh, do mbanin ndonjë fjalim safi lyer me yndyren e nacionalizmes, per kokë të fjalimit por jooo u tha Klosi njerzia qe po vjen nga anë e anës do të hajë, e ndoj darovitje, ndaj luani duart. Perkushtohuni se per sy e faqe mund të marrë një lugë edhe Babua a një pjate dhe po si pelqeu e shtremberoi fytyren hapjani varrin vetes më mirë.

E filluan me pertese qerimin e patateve dhe te qepeve po dalë ngadalë po ju ëndej, aty nën hije cimbisnin jo ndonje meze , jo ndoca uzo e thithnin,kur të tjeret piqeshin në diell si kuleçër. Filo ishte skuqur ca po i kishte hije ai lezet. Pasi Nikoqiri si ka punet mirë mbase bëhet i parë në Kaza!

Kazanin e pilafit e kishin vënë të madh se po dyndej mileti qe nga Shkodra e poshtë.
Pjerini pa Ulsinë ndihej si jetim po ja skuqi telat çiftelise që gjindja e Lezhes të mbahej me gajret e dyzen.

Kryetarin e Sarandes jeta e ka mesuar të mos perbuzë asgjë ndaj kur i thanë merr sopaten, shko në pyll e bëj dru nuk tha jo. Priti dhe Subashin e Fierit me te vetet që ishin shumë, hypen mbi gomere dhe u ndalën në Atikë! Tëmen e sëmes i punuan qindin pyllit grek.E rruan si kokë ushtari. Me ata dru piqej mishi në hell rreth stadiumit per shtatë palë qejfe!

Anila Denajt qerrateshes ju besua hekurosja e perdeve të skenes , akt të cilit ju perkushtua me besim të larte tek vetja dhe mirnjohje të madhe për Klosin. Pak kush e di që është ministre bujqesie por aty i bëri dritë petkat.

Kur motrani e shoqeni kuptuan që Mamica do mbante fjalim u ra zali , veçmas Aniles dhe Tezes! Ne mbajmë në kurriz tapete, karrige, fonira , laj e fshij na bie bretku vjen si pa te keq Mamica zbret nga balona dhe ja terezit e perzgjedhur nga Babo , e zezë është kjo ditë. Duhet edhe të duartrokasim pale?! Hajde mos e bëj!

Tezja mendonte ja sikur të flisja unë çdo jepja, do shihja Babon drejt e në sy, kur ai gezohet unë do qaja nga lumturia, kur ai zymtonet do qaja perseri, kur ai qesh do qeshja dhe unë ku e ku më shumë. Po të duhej ja merrja edhe një valleje libohovite me ojna e naze , në skenë apo nuk ngjaj me Bubulina Laskarinen që Babo si trim jua mori grekerve dhe naaa jua dha shqipove!

Në fund erdhi Babua pushtoi Akropolin se edhe ajo bina qenkesh e jona e çoi kufirin ku Ilirisë i takon.

Vullnet Sinen e la guvernator të Athines në të ikur i tha te hape ca supermarkete aty po jo me mallra te skaduar se kontrollon avrupi andej!

Klosit i dha leje te defrehet nje ditë atyre mejhanve e t’ja marrë një sirtaki!
Damos i hodhi dy shikime kur u nrit edhe pse ne rresht te tretë! Më mirë se asgjë! Ciut i tha peshtyva u tha e nuk u bëre def nga sytë me atë palo fjalim që mbajte të piu e zeza! Def u bë ajo. Apo nuk priten disa ndryshime në qeveri nashi se dy tre janë në të mbytur.

Antoneta Dhima iku e pikelluar që nuk ja dha kënges me Noisy-n! Nuk u thirr që ta qeronte zënë! Edhe Braçja me Xhafen u ndjenë të anashkaluar. Ismet Beqiri e Dilua një iso jua kerkonte xhani por …ah …jo !

Majkua u justifikua si komandant i Luftes së Kosoves Greqia s’më ka në hatër. Toni tha kjo është kohe lufte dhe jo lutjesh ndaj nuk duhesha! Etilda kishte qarë duke parë eventin në televizor , nuk dihet mirë pas Babos apo Mamices po lotet i paskesh patur të ngrohtë e të ndjerë! Laerti prej kohesh i papunë kishte rëndur për ti shtënë në lotore. Ishte prekur qe ai sy aq lot derdhi kishte qarë dhe vetë.

Ermua ishte solidarizuar duke kenduar në ballkon këngen “Çameri-çameri”!
Bela nuk vete unë per sehir ! Tao mori rrugen per Vjene të admirojë perkrenaren e Skenderbeut në Belvedere! Lali po tundet mbi një gondol në ujerat e trazuara të Venecias. Ogi ishtë më e emocionuara ajo i kishte keshilluar Babos vargjet e Naimit. Kur ai i lexoi per një çast mbet pa frymë dhe kerkoi ujë! Ndihej e konsideruar per çeshtje mendimi dhe jo hamallek!

Ahengu mbaroi, Babo virani u llafos gjatë dhe njerzit bertasin, fitoreeee, fitoreeee, fituaaam, fituaaaaam, pastaj shohin njeri-jatrin në sy dhe pyesin xhanem kë mundem, çfarë fituam pos eskursionit në Athinë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN