Shëndeti mendor mbetet shpesh i pa diagnostikuar dhe i pa trajtuar, ndërkohë për mjekët psikiatër, rastet që nuk paraqiten janë një problem madhor.
“Këtu mund të fusim edhe ata që janë të izoluar edhe që dalin nëpër rrugë. Ata që janë jashtë sistemit shëndetësor janë problem për t’u trajtuar”, u shpreh Valentina Asabella, psikiatre në Qendrën Komunitare e Shëndetit Mendor Nr. 3.
Po rastet më flagrante janë ata pa familjarë për të cilët nuk kujdeset askush dhe marrin rrugët duke shkaktuar kaos. Kur raportohen këto situata futet në lojë edhe bashkia e Tiranës
“Shumicën i vendosim në trajtimin “DEPO“ që aplikohet një ampulë një herë në 15 ditë dhe ajo e zgjat efektin një muaj“,shtoi mjekja.
Për të sëmurët mendor që refuzojnë trajtimin janë familjarët ata kërkojnë ndihmë.
“Në dërgojmë ekipet tona në banesë. E kemi të vështirë sepse këta të sëmurë nuk e pranojnë as ekipin e as sëmundjen e për pasojë as mjekimin. Kur kemi raste agresive jemi të detyruar t’i shtrojmë në me ndihmën e policisë dhe forcave të rendit në spitalin psikiatrik për të marrë trajtim pak ditor deri në zbutjen e agresivitetit dhe pastaj i ndjekim përmes familjarëve ose nëse janë të vetmuar përmes qendrave sociale të bashkisë“, tha mjekja.
Mjekët paralajmërojnë se një pacient me shëndet mendor të pa trajtuar është kërcënim serioz për jetët e të tjerëve në çdo kohë.