MENU
klinika

“Kyç për çështjen, 10 vitet e martesës së viktimës”

Tragjedia e Shkodrës/ Eni Çobani zbulon detajet: Viktimave mund t’u ketë ndodhur…

14.05.2024 - 21:57

Avokatja Eni Çobani, e ftuar në një emision televiziv komentuar tragjedinë e ndodhur në Shkodër ku një nënë dyshohet se ka vrarë veten së bashku me 3 fëmijët e mitur në ujërat e lumit të Bunës.

Ajo u shpreh se çfarëdo që të ketë ndodhur me 39-vjeçaren dhe fëmijët e saj ka lënë një shenjë ose provë.

Sipas saj hipoteza e vrasjes së 4 viktimave nuk qëndron, por nuk përjashtoi mundësinë se atyre mund t’u jetë dhënë diçka që i ka trullosur, ose të jenë shtyrë.

Megjithatë ajo theksoi se kyçi i këtij rasti qëndron te jeta e viktimës me bashkëshortin e saj përgjatë 10 viteve.

“Dyshimet për dinamikën janë të drejta. Nuk e di pse të gjithë njerëzit mendojnë se ajo nuk është vetë mbytur. Ti nuk mund të hedhësh një fëmijë 10 vjeç kaq lehtë për t’u mbytur. Të humbin 4 jetë, është një dilemë shumë e madhe. Se si ka ndodhur nga momenti që nëna me fëmijët i drejtohen lumit drejt mbytjes, do duhet të presim hetimet.

Çfarëdo që të ndodhë, ajo lë një shenjë. Shenjat, sado të vogla janë aty, pavarësisht se viktimat sot janë varrosur. Vrasjen unë do ta eliminoja, sepse besoj se do kishte një zhurmë. Jam më shumë me variantin se u është dhënë diçka, janë trullosur rrugës, janë ulur dikur dhe nga gjendja e pamundur kanë shkuar në atë gjendje, ose ndoshta edhe janë shtyrë. Por për mua kyçi është 10 vjet jetë e asaj zonje me atë që është pas hekurave në burg.

Kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, nuk mundët që ky rast të kalojë si shumë raste në Shqipëri, pa iu ditur fundi”, u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njëri prej të miturve është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Drin!

Bashkëshorti denoncoi të zhdukur gruan dhe tre fëmijët!