Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenaliajt, ditën e djeshme.
Ai tha se i ati i tij ishte në sallën operative në krye të shërbimit, kur mori vesh lajmin e trishtë që i kanë vrarë të birin.
Më tej ai tha se i ati ka bërë burg pak vite më parë për arsye se u gjurmua nga dikush dhe në vetëmbrojte e vrau.
“Ne policin e kemi të zhveshur në çdo pikëpamje. Nuk e mbron askush. Po ta vriste polici në kushtet e vetëmbrojtjes ne policin e marrim zvarrë dhe e çojmë në burg. I ati e tij e ka një histori sepse ka bërë burg, i ati ka qenë polici. Ishte në sallën operative kur mori vesh për lajmin e të birit. Ishte në krye të detyrës. Të atin e kanë gjurmuar për ta vrarë, i ati i policit i ka thënë ule armën, ai nuk e ka ulur e më pas ka qëlluar. Ai ka bërë burg”-tha ai.