Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj.
Ai theksoi se në këtë moment duhet të heshtin të gjithë dhe të mos flasin për gjëra që nuk janë të bindur duke qenë se ngjarja është shumë delikate.
“Çdo vrasje është e rëndë. Polici është paraqitja e parë e shtetit me qytetarin. Kemi arritur të kemi një polici jo prostigjoze. Nuk më bindin operacionet e suksesshme të policisë. Organizata e policisë si një e tërë, nuk ia ka arritur dot që të ketë prestigjin e duhur. Është një ngjarje që ka ndjeshmëri. Është një ngjarje dinamike saqë në çdo moment mund të dalin informacione që mund të hedhin poshtë alibinë tonë. Gjithçka është e hapur. Mendoj se është me udhës që të heshtni”, tha ai.