MENU
klinika

“Janë marrë të gjitha masat”

Rama: Durrësi, gati për sezonin veror

15.05.2024 - 11:10

Në pak ditë para nisjes së sezonit veror, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Durrës, ku edhe po punohet që gjithçka të jetë gati.

Rama thekson se tashmë Durrësi është gati për një sezon të jashtëzakonshëm veror.

“Mirë mëngjes dhe nga Durrësi, ku janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm për ekonominë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

/abcnews.al/