Nard Ndoka në një rrëfim brenda dhe jashtë politikës, në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News. Gjatë kësaj interviste, ai ka treguar sfidat lidhur me politikën, ndërsa u shpreh se gjithmonë është munduar të jetë korrekt dhe që të bëjë detyrën.
“I di të gjithë ato që kanë marrë para prej votave në parlament dhe nuk janë pak”, tha ai.
I pyetur në studio, lidhur me SPAK, Ndoka theksoi se ka qenë nga deputetët që kanë dhënë votën pro dhe pa asnjë presion.
“Duhej një reformë në sistemin e drejtësisë. Jam një nga 140 politikanët që e kanë votuar, por drejtësia duhet të veprojë për të gjithë njësoj”, ka thënë ai.
Gjithashtu mes batutash ai tha se ndër personat që është penduar që ka bashkëpunuar, është Lulzim Basha.
“Jam penduar që e njoha si njeri dhe që bashkëpunova me Lulzim Bashën”, tha ai.
Në këtë interviste Nard Ndoka foli për emisionin televiz “Hola Nardi”, ku vetë është në rolin e moderatorit. Pas eksperiencës me konkursin e kërcimit, e kisha më të thjeshtë me këtë emision.