Televizionet shqiptare kanë qenë të mbushura me programe të ndryshme, argëtuese, sfiduese dhe interesante, megjithëse, jo të gjitha kanë vijuar të transmetohen. Që të të zgjojmë pak nostalgjinë, ja ku i ke ca programe, të cilat na kanë mbajtur peng para televizorit. Disa prej tyre janë rikthyer, për të tjerë ka zëra se nuk do të transmetohen më dhe të tjerë, thjesht na mungojnë.
“Your face sounds familiar”
E kush mund ta harrojë Kastro Zizon si Azizi? Ne jo njëherë. “Your face sounds familiar” pati ca momente ikonike, disa performanca na mbetën në mendje, por ndaloi transmetimin. Ky spektakël nisi për herë të parë më 14 mars 2016 dhe pati vetëm 2 sezone. Patenta e këtij formati u ble nga show spanjoll “Tu cara me suena”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 2011.
“Kush do të bëhet milioner”
Para se të thuash “unë”, të rikujtojmë se ka qenë program. Ky format nisi më 15 dhjetor 2008, nën prezantimin e Agron Llakajt. Më pas, u moderua edhe nga Enkel Demi dhe pati në total 5 sezone. Patenta e show-t u ble nga shfaqja e njohur britanike, me titullin origjinal “Who Wants to Be a Millionaire?”, me lishencë të Sony Pictures Television.
“100 milionë”
“100 milionë” u transmetua më 1 shkurt 2011 dhe u moderua nga Eno Popi. Në lojë merrte pjesë një çift konkurrentësh, të cilin binin dakord për përgjigjen e saktë, pas një pyetjeje që bëhej në program. Emri i origjinal i programit është “The Million Pound Drop” dhe transmetohej në të gjithë botën.
“The Voice of Albania”
“The Voice of Albania” ndoqi traditën e “The Voice” që zhvillohej në të gjithë botën. Patenta u ble nga Top Channel. “The Voice” u krijua nga John de Mol dhe në Shqipëri nisi të transmetohej më 21 tetor 2011.
“The Voice Kids”
Pas “The Voice of Albania”, pati edhe një version për fëmijët e talentuar. Show nisi më 19 janar të vitit 2018. Edhe ky format u krijua nga John de Mol, për “The Voice Kids Netherlands”.
“Love Story”
“Love Story” është një rikrijim i “The Bachelor”, duke ndjekur të njëjtën filozofi. Një djalë, Saimiri (sezoni 2), zgjedh midis 18 vajzave që synojnë t’i rrëmbejnë zemrën. Programi nisi në TV Klan, nën moderimin e Alketa Vejsiut, në nëntor të vitit 2017, por e ndaloi transmetimin me dy sezone.
“Masterchef Albania”
Ky program garues u adaptua nga formati britanik “MasterChef”, i cili u prodhua nga Colosceum Media. Programi nisi transmetimin në vitin 2014, në Top Channel. Programi mbaroi në sezonin e tretë, në vitin 2016.
“Hell’s Kitchen Albania”
Ky program përkonte me një garë mes kuzhunierëve dhe patenta është marrë nga programi britanik me të njëjtin emër. “Hell’s Kitchen Albania” u transmetua në Top Channel, në vitin 2018 dhe mbaroi pas 3 sezoneve, më 2 janar 2021. Moderatori ishte Renato Mekolli.
“Dance With Me Albania”
Ky format nisi në vitin 2014 dhe mbaroi në sezonin e tretë, duke mos u transmetuar më. Ai moderohej nga Alketa Vejsiu dhe patenta është frymëzuar nga show shumë i famshëm “Dancing with the stars”, një format amerikan, i cili është në sezonin e 32. Ndërkohë, “Dancing with the stars” transmetohet në Top Channel.
“Love Island”
“Love Island” u zhvillua vitin e kaluar, nën moderimin e Luana Vjollcës në TV Klan. Megjithatë, ka zëra vërdallë që thonë se emisioni nuk do të ketë një sezon të dytë. “Love Island Albania” ka blerë patentën nga seria e “Love Island”, e cila transmetohet në shumë vende të botës. Programi u krijua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2005.
“X Factor Albania”
“X Factor Albania” u rikthye këtë vit pas një mungese të gjatë. Këtë herë patenta u ble nga TV Klan, nga programi britanik “The X Factor”, i krijua rnga Simon Cowell. “X Factor Albania” është blerë edhe nga Top Channel disa vite më parë. Versioni orgjinal u transmetua për herë të parë më 4 shtator 2004.
“Ferma VIP Albania”
“Ferma VIP Albania” transmetohet për herë të parë në Shqipëri, në Vizion Plus. Programi prezantohet nga Fjoralba Ponari. Në këtë reality show, banorët VIP janë të zhvendosur në një fermë, larg kushteve të zakonshme të jetesës. Patenta është blerë nga “The Farm”, një format i adaptuar në më shumë se 50 vende në botë. Ky show, i cili u krijua në Suedi, ka shitur mbi 100 licensa në të gjithë globin.
Formati më afatgjatë në Shqipëri:
Së pari, “Big Brother”
“Big Brother Albania” (me njerëz të thjeshtë) solli në Shqipëri patentën e reality show-t holandez me të njëjtin emër, i krijuar nga John de Mol në vitin 1997. Transmetimi i emisionit në Top Channel nisi më 28 shkurt 2008 dhe për tetë sezone u prezantua nga Arbana Osmani. Një prej këtyre sezoneve u prezantua nga Ledion Liço.
“Big Brother VIP Albania”
“BBVA” është në përfundim të sezonit të tretë dhe ndërsa presim fituesin, të informojmë se Top Channel ka blerë patentën nga “Big Brother VIP”, i cili u transmetua në Holandë më 22 maj 2000. Më pas, Mbretëria e Bashkuar, më 9 mars 2021, adaptoi të njëjtën formulë me emrin “Celebrity Big Brother”.