MENU
klinika

Seanca e radhës në GJKKO

Gërdeci, Mediu: Gjyq politik, Nuk ka asnjë provë ndaj meje

15.05.2024 - 13:36

Fatmir Mediu pas seancës së sotme në GJKKO për Gërdecin dha një prononcim për mediat. Teksa GJKKO-ja refuzoi kërkesën për ekspertim të ri ekonomiko-financiar të shpërthimit të Gërdecit, Mediu thotë se nuk ka asnjë provë që aktet e tij si ministër i Mbrojtjes në atë kohë të kenë shkaktuar dëme ekonomike në shpërthimin e Gërdecit.

“Për çfarë akuzohet ministri? Ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Shkelja me dashje që kanë sjellë pasoja apo përfitime personale në dëm të interesave të shtetit. Nuk është provuar asnjë përfitim personal. Nuk është provuar asnjë lloj dëmi ekonomik për shkak të veprimit të ministrit të Mbrojtjes. Kam deklaruar 3 ditë pas ngjarjes përpara presidentit, kryeministrit dhe prokurores së përgjithshme që nëse gjeni një kontakt personal timin apo familjarëve të mi me ata që zhvillonin procesin në Gërdec atëherë merrja përgjegjësinë ligjore”, u shpreh ai.

Ai tha se procesin e demotimit e ka firmosur pasi ia ka kërkuar NATO, duke theksuar se nuk dinte asgjë për Gërërdecin, derisa ndodhi shpërthimi.

“Mendoj se gjyqi politik e ka bërë politika. Nëse SPAK dhe Gjykata ka ardhur te ideja e bilanceve e dënimeve politike, nuk është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Shefi i shtabit të përgjithshëm është shefi dhe i kryeministrit dhe presidentit. Unë kam firmosur procesin e demontimin ka qenë kërkesë e NATO. Nuk e kam ditur ku ka qenë Gërdeci e kam marrë vesh kur ndodhi”, tha ai.

Së fundmi, ai jep edhe një koment në lidhje me akuzat e Zamira Durdës në seancën e sotme.

“E kuptoj dhimbjen deri në një lloj pike, kam ardhur në proces gjyqësor. Nuk mund të pranoj fyerje”, u shpreh Mediu.