MENU
klinika

"Lajm i tmerrshëm"

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, liderët botërorë të tronditur

15.05.2024 - 16:58

Liderët botërore janë shprehur të tronditur për atentatin me armë zjarri ku mbeti i plagosur kryeministrit sllovak Robert Fico.

Ai është dërguar në spital dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja shëndetësore mbetet serioze.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënon atë që ajo e quan një “sulm të poshtër” ndaj Ficos.

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu ka reaguar ndaj lajmit të fundit, duke thënë se është “i tronditur”.

Ai shkroi në X: “Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë “tronditëse” dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn thotë se është “thellësisht i tronditur nga sulmi i urryer kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN