MENU
klinika

Por ndër të fundit për pasaportat!

Shqipëria, destinacioni me rritjen më të lartë për turizmin

15.05.2024 - 17:11

Shqipëria është vendit që ka pasur ecurinë më të mirë të turizmit në vitin 2023, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Schengen Visa Info.

Në grafikun publikuara nga kjo faqe, vendi ynë kishte rritjen më të lartë të udhëtimeve me 53% në 2023. Në vend të dytë është Andorra, me rritje 31%, e ndjekur nga Liechteinstein (16%), Islanda (15%) dhe Serbia (15%).

Shqipëria ka qenë vitet e fundit në vëmendje të mediave botërore dhe rrjeteve sociale për bukuritë natyrore, alternativat e shumta të turizmit, nga deti, mali, aventura, kultura, duke tërhequr shtetas nga e gjithë Bota.

Në vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT vendin e kanë vizituar mbi 10 milionë turistë, me rritje 35% nga viti i mëparshëm.

E njëjta tendencë ka vijuar dhe në muajt e parë të 2024, ku për janar-mars janë regjistruar 1.5 milion hyrje të shtetasve të huaj, me rritje 43%. Ndikim në këtë fluks ka pasur dhe futja e linjave me kosto të ulët ajrore në Aeroportin e Rinasit.

Ndër të fundit për pasaportat

Ndërsa për të huajt, Shqipëria është një “parajsë”, vetë shqiptarët nuk janë shumë të favorizuar të udhëtojnë, ndonëse prej vitesh regjimi me vizat me shtetet e BE-së dhe të tjera është hequr.

Po sipas të dhënave të Schengen Visa Info, Shqipëria ka ndër pasaportat më të dobëta në Europë, sipas Indeksit të VisaGuide Passport, maj 2024. Vendi unë renditet i 82-ti në botë dhe i katërti nga fundi në Europë. Shqipëria lë pas Moldavinë (88), Kosovën (97) dhe e fundit është Bjellorusia (109).