MENU
klinika

Samiti në Malin e Zi

Kurti: BE të kontrollojë progresin e reformave në vendet e Ballkanit

16.05.2024 - 10:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.Në fjalën e tij, ndër të tjera Kurti tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve.Ai po ashtu i përcolli edhe një mesazh BE-së, duke e ftuar që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

Kurti: Kosova e përkushtuar për vlerat demokratike, vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve dhe teksa jemi mbledhur këtu për te diskutuar rrugën tonë drejt Evropës, progresi i Kosovës duhet të njihet.

Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE mbështet vendet që promovojnë pluralizmin politik dhe sundimin e ligjit, atëhere do të jenë vetë qytetarët që do të udhëheqin ndryshimin.

Nëse do të kem një mesazh që do ti përcillja BE është të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

Me lejoni t’ju adresohem për progresin që kemi bërë. Për Kosovën plani i rritjes përfaqëson një mundësi të re për t’u bashkuar me tregun e përbashkët.

Përmbushja e reformave është thuajse e përfunduar. Ne kemi vepruar në përputhje me veprimet e BE-së

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë