MENU
klinika

“Kapësja e letrave”

Si ta shmangësh trendin toksik të njohjeve

16.05.2024 - 11:41

Nuk e dimë nëse keni dëgjuar për këtë trend të ri njohjesh virtuale dhe takimesh, por “paperclipping” apo “kapësja e letrave” ka një origjinë zbavitëse. Sipas psikologut Bruce Y. Lee në një artikull të “Psychology Today”, termi e ka marrë emrin nga Clippy, asistenti digjital në programet e Microsoft që u shfaq në fillim të vitit 2000.

Çfarë është saktësisht “kapësja e letra”?

Termi lidhet me sjelljen e personazhit të animuar Clippy, i cili dilte herë pas here për të bërë pyetje që shpërqendronin njerëzit nga ajo që po bënin dhe në vend që të bënte rolin e asistentit digjital, më shumë se ndihmë ai krijonte një ndjesi bezdie.

“Kapësja e letrave”: Si ta shmangësh trendin toksik

Në mënyrë të ngjashme, “paperclipping” si fenomen në aspektin e njohjeve ndodh kur një interes i mundshëm dashurie shfaqet herë pas here në një ose më shumë nga platformat tuaja për të bërë disa pyetje joserioze. Pyetjet mund të jetë një “Si je?” ose “Si ke kaluar?” me mesazhe direkte në këto platforma. Sido që të jetë, biseda ka shumë pak shanse që të shkojë në terma serioze.

Sipas Lee, pyetja bëhet dhe të jep përshtypjen se personi dëshiron të flasë me ty ose ka diçka për të thënë, por një përgjigje nuk vjen kurrë. Kjo mund të jetë një hile për të qëndruar në kontakt, por për ta lënë marrëdhënien gjithmonë në flagrancë dhe pa ndonjë interes të vërtetë.

Çfarë mund të bëni për ta shmangur?

Lee thotë se megjithëse jo të gjitha mesazhet e shkurtra ose ato që nuk janë përgjigjur menjëherë janë një rast i sjelljes toksike, kur mesazhet janë të shpeshta dhe bisedat nuk ecin kurrë përpara, atëherë ky është momenti që të tërhiqeni.

Ai rekomandon gjithashtu t’i bëni vetes këto pyetje në lidhje me komunikimin që keni me personin: A të çon ai/ajo në diçka tjetër, si për shembull një telefonatë, video ose bisedë personale? Sa po përkushtohet vërtet personi tjetër për të komunikuar me ju?

Nëse doni ta shmangni këtë fenomen toksik, thjesht injoroni mesazhet dhe mos ktheni përgjigje. Ky është një sinjal i mirë për palën tjetër që mos të angazhohet më me ju.

Artikuj të sugjeruar: