MENU
klinika

Mbajti fëmijët peng dhe qëlloi me kallashnikov forcat RENEA

Zbardhet dëshmia e Aleks Markut: Gruaja ka dashnor!

16.05.2024 - 11:52

Është zbardhur dëshmia e Aleks Markut në polici, 40-vjeçarit që mbajti peng dy fëmijët e mitur në një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Ai ka pranuar konfliktin me bashkëshorten, e cila sipas tij ishte e lidhur me dikë tjetër.

Ndërkohë që pohon se në apartmentin ku shkoi mori fëmijët sepse donte t’i largonte nga i dashuri i gruas. Sakaq, 40-vjeçari pretendon se ky i fundit po vinte për ta sulmuar, prandaj kishte dalë me kallashnikove në dritare.

“Unë me fëmijët kam katër ditë që qëndroja në shtëpi në plazh dhe fëmijët ishin shumë mirë me mua. Gruaja kishte ikur në Itali dhe kemi disa kohë që kemi debate me njëri-tjetrin. Nga debati i fundit që patëm ajo u largua për në Itali dhe unë mora fëmijët dhe erdhëm në Durrës. Ajo ka dashnor dhe prandaj doja t’i largoja fëmijët. Dje në shtëpi kanë ardhur dashnorët e saj për të na sulmuar dhe unë prandaj dola në dritare duke qëlluar që të largoheshin. Nuk i kam bërë gjë fëmijëve, thjesht djalin e mora me vete në ballkon kur po qëlloja, që ta kisha dëshmitar. Nuk jam treguar i dhunshëm me fëmijët”, ka deklaruar në polici Aleks Marku.

Ndërkohë, nga policia thonë se djalin në momentin që qëllonte po e mbante në ballkon dhe i kishte mbushur mendjen që nëse vinte policia t’i tregonte policisë se disa burra kanë ardhur të na vrasin.

Pra dhe djalin e ka përdorur për alibi dhe si “dëshmitar” duke u përpjekur ta mësonte se çfarë të thoshte në momentin që policia do të vinte.

Të gjithë ngjarjen e ka bërë sepse dyshon që gruaja e tradhton, prandaj dhe është krijuar kjo situatë në familje sipas Markut dhe prandaj ka ndodhur ngjarja e djeshme.

Nëna me fëmijët tashmë janë kthyer në Lezhë dhe nuk ndodhen në apartamentin në Shkëmbin e Kavajës.

Për Aleks Markun pritet të dalë testi i drogës, por siç bëhet me dije nga burimet ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin kur ka qëlluar me armë brenda banesës duke thyer xhamat e dritares dhe duke shkaktuar dëmtime në muret.

40-vjeçari Aleks Marku terrorizoi fëmijët dhe fqinjët tek Shkëmbi i Kavajës nga ora 2 e natës deri në mëngjesin e djeshëm teksa qëllonte me kallashnikov brenda banesës me qira. Pas orësh të tëra negociata ku pjesë u bënë forcat RENEA, Marku doli nga banesa dhe u dorëzua.

Për fat fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë natës ata i ishin lutur të ndalonte të shtënat dhe të hidhte tej armën. Me bashkëshorten ai ishte martuar prej 11 vitesh dhe ajo e kishte denoncuar në Komisariatin e Lezhës, për dhunë psikologjike.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu