Ju ndodh shpesh të merrni telefonata për qëllime marketingu? Ky fenomen është bërë shqetësues për mijëra përdorues të telefonisë. Aq sa Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të punojë në ngritjen e një regjistri “Do Not Call Me”, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve që bëjnë thirrje telefonike të padëshiruara telefonike për individë privatë.
Skema e regjistrimit do të mundësojë përdoruesit që të bëjnë ‘opt-out’ pra të mos marrin thirrje të pakërkuara nga kompanitë telemarketing.
AKEP bën të ditur se do të shqyrtojë praktikat më të mira ndërkombëtare për krijimin dhe fuksionimin e një regjistri të tillë.
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit ka vendosur rreth 10 milionë lekë gjoba ndaj subjekteve private dhe publike që kanë abuzuar me të dhënat personale të individëve gjatë vitit 2017.
Pjesa më e madhe e ankesave ka të bëjë me ushtrimin e të drejtës për akses të subjekteve për fshirje të të dhënave personale, vendosjen e kamerave në ambiente publike, marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike, etj.