17.05.2024 - 10:32
Policia e Shtetit ka nisur një aksion ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar.
Operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.
Në kryeqytet aksioni po zhvillohet te zona e Freskut ndaj rivalëve të Ervis Martinajt, vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka.