Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për të cilin tha se ëndërron të bëhet kryeministër, por shtoi se kjo është një ëndërr që e kanë shumë në PD.
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Murrizi vijoj më tej ironinë duke thënë se Luli e ka rrëzuar Ramën nga pushteti prej pothuajse 5 vite më parë.
“Ëndrra janë këto, edhe dalin, edhe nuk dalin. Se mos ke pyetur ata të tjerët te Luli nëse duna të bëhen kryeministër. Eh sa veta kanë qejf për kryeministër! Mes qejfit dhe mundësisë për tu bërë janë 3-4 lumenj si Drini.
E kanë parë se puna e kryeministrit qenka gjë e mirë, vjedh dhe nuk jep llogari. Ka charter privat dhe ke vila 3 milionë euro. Kështu që Luli është në të drejtën e tij. Qysh kur më shpalli armik Luli e ka thënë që Rama ka ikur prej 5 vjetësh si kryeministër”, tha Murrizi!