MENU
klinika

Ndarja e hapësirave private nga ato publike

Sezoni i plazhit, Kumbaro inspektim në Dhërmi

17.05.2024 - 10:50

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë e ridimensionimit estetik, veçanërisht në zonat ku ndahen hapësirat publike nga ato private me qëllimin për të mos u përdorur nga këto të fundit si  vendepozitime mbetjesh.

“Sezoni i plazhit ka filluar më herët se çdo vit tjetër. Ndërkohë, kanë filluar me kohë edhe përgatitjet dhe do të duhet të bëjmë një punë më intensive deri në fund të majit për të pastruar. Ajo që më shqetëson është ende një papërgjegjshmëri nga ana e bizneseve në raport me mbetjet, por edhe në hapësirat private me objekte të shëmtuara, mbeturina që i hedhin pa ndërgjegje se prishin imazhin e pronës dhe hapësirës publike.

Prandaj, do të jemi të vendosur me IKMT-në dhe me bashkinë për të pastruar gjithë ndarjet e hapsirave private nga hapësirat publike dhe do të detyrohen të gjitha bizneset të bashkëpunojnë në këtë aspekt. Nuk mund të kemi një hotel shumë të bukur dhe një gardh shumë të shëmtuar, kështu që këtë proces do të duhet ta mbyllim brenda kësaj jave”,  u shpreh ministrja.

Në këtë inspektim ministrja Kumbaro, e shoqëruar nga prefekti i Vlorës Vangjel Tavo dhe kryetarja e bashkisë Himarë Blerina Bala paralajmëroi ashpërsimin e kontrolleve dhe i bëri thirrje bashkisë Himarë të marrë masa urgjente ndaj bizneseve që nuk i përgjigjen rregullave për ndalimin e punimeve në fundjavë dhe gjatë pikut të sezonit, sikundër atyre që ndosin hapësirat publike.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë