MENU
klinika

Atentate dhe lidhje mes grupesh kriminale

Nga dosja 339 te kundërshtarët e Ervis Martinajt, cilët ishin shënjestra e mega operacionit të SPAK

17.05.2024 - 10:51

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me mega-operacionin e iniciuar nga SPAK për të cilin janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale.

Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen 339, disa prej të cilëve nuk janë gjetur.

Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës.

Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtar të Ervis Martinajt

Operacioni lidhet me një sërë atentatesh të shtrija gjatë në kohë.