Ka shumë diskutime dhe teori për këtë temë, pasi shumë prindër vendosin që në një pikë të vendosin vathë në veshët e fëmijëve edhe në moshë të vogël. Dr. Tania Eliot, një fiziciste e njohur nga New York, po paralajmëron njerëzit që të mos i bëjnë asnjë veprim që përfshin shpimin në veshët e bebave të tyre. Sipas saj, risku është shumë i madh për infeksion, por edhe për zhvillimin e alergjive.
“Të shposh veshët e fëmijës, kur janë foshnja, nxit infeksionet bakteriale që mund të kërkojnë kujdes me antibiotik për t’u shëruar. Por edhe mund të dëmtojnë qelizat në veshin e fëmijëve, sidomos nëse nuk bëhen në mënyrën e duhur”, deklaron Eliot.
Sipas deklaratës që ajo dha për New York Post, zhvillimi i alergjive te këta fëmijë është 15% më i lartë sesa tek ata që nuk kanë ndërhyrje të ngjashme. Këshilla më e mirë do ishte të mos bëhet asnjë veprim i tillë te fëmijët sidomos për sa kohë ata janë bebe.