MENU
klinika

“Te thirret Edi Rama”

Opozita nuk bie dakord për shtrirjen e hetimeve në shëndetësi, mbledhja e radhës të martën

17.05.2024 - 14:35

Anëtarët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, kanë ranë dakord për kërkesat e bëra për marrjen e provave, por jo për zgjerimin e hetimit deri në vitin 2009.

Kryetarja Albana Vokshi njoftoi se kjo pikë do të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës, të martën tjetër.

Opozita u shpreh se sa më e fokusuar të jetë puna, aq më shumë produktivitet do të ketë, duke theksuar se nuk është e nevojshme që hetimi të shpërndahet në periudhën para koncensionit. Ndër të tjera vendosi “kusht”, duke thënë se nëse shpërndahen në hetim të thirret Edi Rama.

Milva Ekonomi: Hajde të vlerësojmë pse kemi nevojë të bëjmë këtë hetim. Data që na është vendosur në këtë vendim të Kuvendit, do të jetë data kur të përfundojë raporti i hetimit.

Duke mos e ndryshuar objektin që kemi, duke shtyrë pak kohë, do t’ia dalim të përfundojmë në kohë kërkesat.

Ilda Dhori: Sa më e fokusur puna, aq më produktivë. Sa i përket kohës, është më se mjaftueshëm të mos shpërndahemi në periudhën para koncesionit. Nëse do të shpërndahemi, mendoj se i vetmi dëshmitar që duhet të thirret është Edi Rama, ai vetëm mund të na japë shpjegime më të mira pse u zgjodh PPP për koncesionin në Shëndetësi.

Deputeti: S’më duket që Rama ka lidhje. Isha dakord me parashtrimin e doktoreshës, por arsyet pse u mor vendimin për check up, u tha nga të dyja palët.

Petrit Vasili: Duhet të biem dakord, të hetojmë kontratat apo politikat. Këtu ka pasur një politikë tjetër. Kanë përdorur një instrument të ligjshëm, që ka qenë koncesioni. Pra, në këtë mes, koncesioni i zbatuar korrekt pas ligjit, nuk do të ishte objekt i diskutimit. A ka mundësi o sekretar. Nuk jemi këtu për politika, jemi për të diskutuar koncesionin. Ne nuk e kemi parë kurrë zgjidhjen te koncesioni. Por e zgjodhën dhe kanë prodhuar dy kontrata. Tani, ne duam të dimë… problem ilindi që kur zgjodhët kontratat. Nëse s’doni ta hetoni, thuajeni. Ka 6 muaj që s’doni ta hetoni. Kjo është e ndarë. Çështjet e hetimit kanë objekte të caktuara. Nse doni të merrni atribute për të studiuar infeksionet, s’besoj se e bëjmë dot.

Petro Koçi: Kjo nuk e bllokon hetimin, por e zgjeron. Nuk mund ta ndajmë çështjen nga gjykimi për politika të caktuara se këtë komision politika e ka kërkuar. Duke respektuar një proces që duhet të jetë i drejtë, jemi këtu mes palëve politke.

Albana Vokshi: Ne s’kemi kërkuar pse është dhënë me koncesion, por si. Përveç kësaj pike, kalojmë pikën tjetër të planit. Këtë pikë do ta diskutojmë në mbledhjen e ardhshme, të martën. Për pikën e dytë, kërkesat për marrje provash, ju vura në dijeni. A jeni dakord t’i kalojmë. Atëherë, jemi dakordësuar.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!