MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

17.05.2024 - 17:06

Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet kriminale, të bën të besosh se, për “1001 arsye ajo nuk vjen më në poshtet”. Edhe sikur Berisha të lirohet nesër nga ‘arresti shtepiak”, edhe sikur të ribashkohen nesër Rithemelimi dhe PD-ja zyrtare, edhe sikur zgjedhjet të mbaheshin nesër pavarsisht “akuzave, denoncimeve dhe protestave”, sërish nuk fiton më kjo opozitë.

Edhe sikur, Berisha të mblidhte nja 200 ish-eurodeputetë dhe ti kishte me vehte në fushatë, edhe sikur Belindi të gjente “qindra dosje korrupsioni” dhe ti dorezonte në SPAK, sërish ka 1001 arsye që kjo opozitë, të mos fitojë më asnjë palë zgjedhje në Shqipëri.Denigrimi i strukturave defunksionale të kësaj opozite, mosndryshimi mentalitetit të fushatës, fitores, dhe drejtimit të betejave opozitare, janë vetëm disa prej arsyeve që e bëjnë opozitën, humbëse të përjetshme në çdo palë zgjedhje.

Të krijosh “Forca të Armatosura për Ruajtjen e Votës”, të bësh akte kriminale si në Elbasan, Fier, apo dhe gjetkë , dhe të mburresh se “kemi me vehte të rinjtë”, kjo është kriminale. Të bësh opozitë me kastën e vjetër, me ata që nuk kanë lënë gjë pa bërë sa kishin pushtetin, dhe që sot hiqen si “evliha”, si njerëz paqësorë, si dashamirës me popullin, me të papunët, me tregetarët, kur në kohën e tyre ekzistonte rrumpalla, kjo është tjetër arsye që kjo opozitë, do të humbë zgjedhjet edhe në 2025.

Të implifikosh dhunën, dhe aktet e dhunshme në protesta, takime elektorale, apo ambiente të tjera publike, dhe të kërkosh “zgjedhje të lira dhe votë të lirë”, kjo është arsye e fortë për të humbur sërish zgjedhjet në 2025. Si mund të fitojë zgjedhjet e reja një opozitë, e cila edhe pas 12 vitesh në “stolin politik”, nuk ka ndryshuar as taktikën, as retorikën, as metodat dhe mënyrat e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve dhe kundërshtarit saj.

Kohën e pushtetit të kësaj opozite, shqiptarët e kujtojnë si periudhën e kaosit, ku institucionet ishin kthyer në celula partiake, dhe në krye të tyre ishin ideatorët e sotëm të akteve vandale. Shqiptarët janë sot më “syçelur”, më “mëndjezgjuar” dhe më të kthjellët në gjykim, për të ndarë të mirën nga e keqja, shtetin nga antishteti, dhe për ti dhënë “hakun” seicilit.

Shqiptarët janë sot më të përgjegjshëm, dhe nuk do të lejojnë më kurrë rikthimin në pushtet, të atyre që dhunën, e njohin dhe shohin si të vetmin “mjet demokratik” për të ardhur, dhe mbajtur pushtetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN