MENU
klinika

Fshehu në makinën luksoze 113 mijë euro

SPAK lëshoi urdhër arrest, kush është ish-efektivi i RENEA-s që u arrestua një vit më parë

17.05.2024 - 19:43

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një prej personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arrest. Bëhet fjalë për ish-efektivin e forcave RENEA, Altin Morina.

Ne foto, ish efektivi i RENEA-s. Altin Morina
Ky i fundit rreth një vit më parë u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë. Në prill të vitit të kaluar, gjykata la të lirë, ish-efektivin e forcave RENEA, Altin Morina.

43-vjeçari, me detyrë në atë kohë shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi në atë kohë ish efektivi.