17.05.2024 - 20:53
Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje në të dyja shkallët e gjykatës e cila si përfundim, u zgjidh në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi do të rinisë në orën 10:00.
Realtore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro që do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur në 2021-shin.
Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Ylli Pata
50 hijet e Gaz Bardhit
Nga Artur Ajazi
A ia vlen “zgjimi” i Lulit?
"Gabimet që rrezikojnë të djegin ish-kryeministrin"