Aktori i famshëm nuk është edhe aq i fortë sa duket, kur bëhet fjalë për familjen e tij. “The Rock” befasoi nënën e tij për festat e fundvitit duke i dhuruar asaj një shtëpi të re.
Me këtë rast, ylli i filmave aksion, i shkroi një letër që e publikoi në rrjetin social “Instagram”.
“Kjo është arsyeja pse ndihem kaq mirë. Befasi! I bleva nënën sime një shtëpi të re për Krishtlindje. Gjatë rritjes sime, jetonim gjithmonë në apartamente të vogla, udhëtonim dhe lëviznim vazhdimisht. Shtëpia e parë në të cilën prindërit e mi me të vërtetë jetuan ishte shtëpia që bleva në vitin 1999. Ajo u shkatërrua pesë vjet më vonë dhe siç ndodh zakonisht, gjërat u bënë pak të komplikuara. Prej këtij momenti, kam vendosur që gjithmonë do të kujdesem për prindërit e mi në të ardhmen”, shkroi aktori.