Mes 43 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Mësohet se ai është i arrestuar.
Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.
Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit. Hetimet kanë nisur pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC që ka zbardhur disa ngjarje kriminale, vrasje të rënda, atentate që nga 2018.