MENU
klinika

Masat për verën

Koçiu: Për herë të parë, urgjenca vjen me motoambulanca

18.05.2024 - 11:44

Gjatë këtij sezoni turistik, MSHMS si dhe strukturat shëndetësore kanë marrë masa për të garantuar dhënien e shërbimit të urgjencës mjekësore me cilësi të lartë dhe bashkëkohore duke iu përgjigjur fluksit të lartë të pushuesve, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se për herë të parë gjatë këtij sezoni veror, flotës së urgjencës mjekësore paraspitalore i janë shtuar edhe motoambulancat dhe është rritur numri i autoambulancave për 34 qendrat shëndetësore verore.

Ajo ndoqi nga afër demostrimin në Lungomare në Vlorë të mjeteve të reja të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore që sigurojnë shërbim të shpejtë.

Ministrja u shpreh se mjetet e reja automedika dhe motomedika që do të përdoren në zonat me trafik të lartë, në qendrat urbane dhe zonat bregdetare gjatë gjithë sezonit, shkurtojnë kohën e mbërritjes te pacienti për çdo urgjencë mjekësore.

Koçiu deklaroi se këto motoambulance, risi e masave të marra “janë zgjidhja e duhur në ato situata kur e kemi të pamundur që të aksesojmë shpejt një ngjarje apo dikë që ka nevojë për ndërhyrje shëndetësore sa më të shpejtë”.

“Me motoambulancat do të kemi një reagim shumë të shpejtë dhe e sjellim mjekun, infermierin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin”, theksoi ministrja.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se motoambulancat janë të pajisura me aparaturat mjekësore si defibrilator për defibrilim (goditje elektrike), kryerjen e elektrokardiogramës që në banesë dhe fillim e terapisë së menjëhershme në raste ishemie ose infarkti si dhe me medikamentet përkatëse.

“Të gjitha qendrat shëndetësore i kemi me defibrillator automatik. Çanta është e përshtatur për motorrin në të cilën është një bombul oksigjeni 2 litroshe, është seti i ventilimit, seti i medikamenteve dhe i infuzioni”, tha Brataj.

Gjithashtu, për herë të parë të gjitha qendrat shëndetësore verore janë pajisur me defibrilator automatik për goditje elektrike në rastet e infarkteve që çojnë në arrest kardiak.

Ministrja Koçiu theksoi se “nuk janë vetem qendrat sezonale që i përgjigjen gjithë fluksit të turistëve dhe pushuesve, por kemi edhe qendrat shëndetësore, spitalet rajonale që gjithashtu janë në suport dhe mbështetëse në momentin që ka një urgjencë apo nevojë për një shërbim më të specializuar. Gjithë strukturat janë në funksion të plotë”.

“Një tjetë risia këtë vit është edhe shtimi i qendrave sezonale në pika ku presim të ketë fluks të shtuar dhe t’i përgjigjemi me staf të shtuar mjekësor. Ndërkohë që kemi hapur aplikimet, këtë vit kemi rreth 300 aplikime të reja që i janë përgjigjur thirrjes tonë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier