MENU
klinika

“Dyfishim i pagës për mësuesit”

Xhixho prezanton planin e Partisë së Lirisë: Mësuesia do konsiderohet degë prioritare dhe…

18.05.2024 - 13:35

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka prezantuar planin e Partisë së Lirisë për arsimin.

Xhixho shprehet se PL parasheh dyfishim të pagës për mësuesit. Sipas saj, nëse Partia e Lirisë do të vijë në pushtet, mësuesia do të konsiderohet degë prioritare.

Postimi i deputetes Erisa Xhixho:

Arsimi ka nevojë për një reformim të thellë dhe Partia e Lirisë e ka përgjigjen.

Dyfishim i buxhetit për arsimin.
Kërkim shkencor dhe inovacion.
Investimi në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB-së, ndërkohë që sot është vetëm 2.29% të PBB-së, duke qenë buxheti më i ulët në rajon.
Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare. Do të shoqërohet me mbështetje financiare për mësuesit dhe studentët.
Do të kemi dyfishim të pagës për mësuesit. •Nga ana tjetër, inovacioni në Shqipëri do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Evropian, pasi sfidat që do të duhet të përballen studentët do duhet që t’i përgatisim për të ardhmen.
Do të trajnohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit. Por, gjithashtu do të kemi një reformim të thellë të kurrikulave pasi analfabetizmi tek fëmijët tanë është rritur në mënyrë të ndjeshme.
Mjafton ky program për të ringritur së bashku sistemin arsimor të dështuar tashmë. Nuk ka kohë më për të humbur! Rinia ka nevojë për shpresë dhe shpresa kthehet me një program konkret që Partia e Lirisë e ka tashmë me 5 prioritetet e saj.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye