MENU
klinika

Dosja e SPAK

Plani i Ervis Martinajt dhe ish deputetit të PS për të vrarë Durim Bamin, në ndihmë u erdhi edhe Shullazi nga burgu

18.05.2024 - 19:29

SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve të bujshme në vend, ndërsa goditi 7 grupe kriminale.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.

Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndokën realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bamit etj.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye