Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me megaoperacioni e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuar 50 urdhër arreste.
SPAK ushtroi kontroll edhe në bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 milionë euro cash.
SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të Herigert Mitrit, i cili gjatë kohës që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark.
Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Megaoperacioni u realizuar në bashkëpunim me autoritete belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe italiane.