Ukrainasit kanë kaluar orë aspak të qeta në këtë të diel. Në të gjithë territorin është lëshuar një alarm antiajror nga frika e sulme të ushtrisë ruse me dronë kamikazë iranianë, Shahed.
Kievi njofton se Moska po përdor gjithnjë e më shumë bomba lundruese, shumë të lira për tu ndërtuar, për të shtyrë përpara ofensivën në lindje. Por ka pasur reagim edhe nga ushtria e Ukrainës. Pretendohet se forcat e Zelenskit kanë vrarë mbi 10 ushtarë të Rusisë në vetëm një javë. Gjithashtu pretendohet shkatërrimi i një minahedhëse të Rusisë në Detin e Zi, por që Moska e hedh poshtë këtë lajm.
Kievi akuzon Moskën se ka bombarduar një shtëpi të moshuarish në Harkiv, duke vrarë 4 persona. Kremlini po kërkon gjithnjë e më shumë paqen. Ministri i jashtëm Sergej Lavrov, thotë se ka ardhur koha që Ukraina të pranojë realitetin në terren dhe që perëndimi të ndalojë së sakrifikuari Ukrainën për qëllimet e tij boshe.