MENU
klinika

Personi kyç për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit për Ilir Metën

Thirret në SPAK Filip Talo

20.05.2024 - 10:45

Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Ilir Meta), është thirrur në SPAK për të dëshmuar.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kush është Filip Talo

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrezikohet 1/5 e popullsisë nga nxehtësia vdekjeprurëse

DW: Temperaturat mund ta bëjnë botën pjesërisht të pabanueshme!