MENU
klinika

“Thelbësore për integrimin”

KE mesazh Shkupit dhe Athinës: Respektoni marrëveshjen e Prespës

20.05.2024 - 19:00

Komisioni Europian i bën thirrje Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të respektojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Prespës.

Në një intervistë të dhënë në për “Euroaktiv”, zëdhënësi i KE-së ka nënvizuar se është e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen me vullnet të plotë nga të dy palët.

“Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit. Marrëveshjet e përhershme dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të dyja palët duke llogarit edhe Marrëveshjen e Prespës midis RMV-së dhe Greqisë”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nga partia e VMRO-DPMNE, në ceremoninë e betimit pasi fitoi zgjedhjet përdori emrin “Maqedoni”. Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga Greqia, por gjithashtu reagime kritike pati edhe nga Bullgaria.

Kjo deklaratë e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut shkaktoi reagime edhe nga BE dhe SHBA duke bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e Prespës.

Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Mes këtyre debate, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërcënoi të vërë veton në rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi nuk respekton marrëveshjen.

“Nëse dikush mendon se mund ta shpërfillë Marrëveshjen e Prespës, duhet ta dijë se rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe se protokollet nuk do të ratifikohen nëse nuk respektohet ajo që parashikon Marrëveshja”, tha në një deklaratë të dhënë më herët, Mitsotakis.