Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje nga megaoperacioi i SPAK që goditi 7 grupe kriminale, e ku u zbardhën përplasjet mes tyre.
Gazetarja e ka cilësuar si “pikë kyçe” kompleksin e Fatmir Troplinit, i cili ka nip Ervis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës”.
Lala u shpreh se SPAK ka pamjet nga kompleksi dhe se hyrjen e daljet e personazheve që takoheshin me grupet kriminele, janë të jashtëzakonshëm, teksa shtoi se bëhet fjalë dhe për politikanë.
“Troplini është në përplasje shumë të forta me Shullazin sepse ai i vuri gjobë para shumë vitesh, ai nuk e pagoi…Dhe në kundërpërgjigjie u vra shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit, Edison Harizaj ose “Edison Faqedjeguri”. Në gjithë këtë histori, është interesante që në gjithë kompleksin e Troplinit është marrë DVR-ja, në informacionet që SPAK ka, në atë biznes, vilë quaje si të duash, rezulton të kenë hyrë personazhe nga më të jashtëzakonshmit.
T’ja lëmë SPAK-ut. Përfshirë dhe politikën. Krimi nuk diskutohet! Personazhe nga më të jashtëzakonshmit. Në zonën e Shkozetit, të paktën 2 km e zonës janë të monituara nga kamerat”, tha Lala ndër të tjera për “Opinion”.