MENU
klinika

Vendimi katastrofik pritet më 23 maj

Beogradi ‘humb shpresat’ për rezolutën, mediat serbe ironizojnë Vuçiçin

21.05.2024 - 11:14

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Nju Jork, ku më 23 maj do të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku do të shqyrtohet propozimi për Rezolutën për Srebrenicën. Në delegacion me presidentin Vuçiç është edhe ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriç. “Unë po shkoj në Nju Jork për të luftuar me gjithë forcën dhe zemrën time për të ardhmen e vendit tonë”, tha Vuçiç para udhëtimit. “Ata që janë kundër nesh janë të fortë, por Serbia është streha jonë më e madhe. Ka shumë gënjeshtra, por e vërteta është një dhe e përjetshme. Trengjyrëshi ynë do të fluturojë me krenari në Nju Jork, dhe nën kujdesin e tij, të gjitha vendet liritare, të gjitha kombet që luftojnë për dinjitet dhe drejtësi, e cila ka qenë e pakuptimtë dhe e poshtëruar për një kohë të gjatë, do të gjejnë energji të reja në avokimin për një botë më të drejtë. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë në Instagram. Megjithatë, pavarësisht këtyre presidenti serb, ka shfaqur disa shenja dëshpërimi, të cilat ndonëse nuk i artikulon, lihen të nënkuptuara nga veprimet e tij.

Vuçiç, i dëshpëruar

Një shembull i kësaj, është fakti që Vuçiç para se të nisej për në Nju Jork dhe të merrte pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dje në mëngjes ka marrë pjesë në një shërbesë në kishën e Shën Savës në Vraçar, të cilën e ka shërbyer patriarku serb Porfirije. Vuçiç tha se para udhëtimit të tij në Nju Jork, ai kërkoi një bekim nga Patriarku Porfiri dhe iu lut Zotit në shenjtëroren, tempullin e Shën Savës në Beograd. Me Vuçiçin, në tempull ishin edhe presidenti i RS-së Milorad Dodik, kryetarët e qeverive të Serbisë dhe RS-së Millosh Vuçeviç dhe Radovan Vishkoviç, si dhe ministrat në kabinetet e tyre, njeriu i parë i Asamblesë së RS-së, Nenad Stevandiç, përfaqësues të partive serbe nga Mali i Zi. Në selinë e KPS-së më 20 maj, askush nuk donte të komentonte zyrtarisht nëse ishte kërkuar akti personal i patriarkut.

Lutja para udhëtimit

Kisha “top” i ka sqaruar jozyrtarisht “Danas” se për shkak të specifikës së shërbimit në angazhimin publik të patriarkut, asgjë nuk mund të jetë një akt personal dhe se ai përgjigjet për veprimet e tij vetëm para Kuvendit. Në Asamblenë e sivjetme të majit, siç thuhet, askush nuk donte të mos ishte dakord me Patriarkun Porfiri as për çështje kishtare, as për çështje politike. Njohësit e ligjit theksojnë se lutja e djeshme e patriarkut nuk është jashtë praktikës kishtare, sepse lutja nuk ishte për Vuçiçin personalisht, por për presidentin e Serbisë, i cili po lufton për interesa kombëtare. “Nëse ai papritmas ka përjetuar një zbulim fetar, lutja e Presidentit të Serbisë para një udhëtimi të rëndësishëm duket hipokrite, sepse ai e shpërdoron lutjen në mënyrë marketingu në përpjekje për të kontribuar simbolikisht në homogjenizimin kombëtar. Është e trishtueshme që kisha ndihmon qeverinë në propagandën e saj politike”, thonë bashkëbiseduesit e “Danas”.

Mbështetja e Rusisë

Ata kujtojnë se në fillim të muajit maj, Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill u lut për Presidentin e Federatës Ruse pas inaugurimit të Vladimir Putinit, ku dha betimin presidencial për herë të pestë. Lutjet “për presidentët”, siç shpjegohet, burojnë nga tradita moharkiste që disa kisha ortodokse i përshtatën kushteve republikane. Sakaq, Rusia sigurisht është ndër të vetmet përkrahëse të Serbisë, bashkë me Kinën. Për ambasadorin rus në Bosnje-Hercegovinë, Igor Kalabukhov, rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës që do të votohet më 23 maj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një provokim i madh që synon të destabilizojë situatën dhe të pengojë procesin e paqes në Bosnje-Hercegovinë. I cituar nga mediat rajonale, diplomati iu drejtua udhëheqësve politikë të perëndimit, veçanërisht anglo-saksonëve, sipas të cilëve boshnjakët myslimanë ishin viktimat e vetme të konflikteve të armatosura të viteve 1990 në Ballkan. Për palën serbe, të mbështetur nga Rusia, në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid por krime mizore të kryera për të cilat përgjegjësia duhet t’i ngarkohet individëve, dhe jo kolektivisht një populli.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë