MENU
klinika

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit

Apeli shtyn vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla

21.05.2024 - 16:25

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në dat1%n 30 maj vendimin për ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Shkak është bërë kërkesa e avokatit të Allës, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.

Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u shpallën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.