MENU
klinika

Analiza

Pse vdekja e Ebrahim Raisit ka pikëlluar Vladimir Putinin?

21.05.2024 - 16:35

Sipas të dërguarit të Teheranit në Moskë, Vladimir Putin u zotua gjatë një takimi urgjent me zyrtarët iranianë të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” pas raporteve të shfaqura për rrëzimin fatal të helikopterit të presidentit iranian. Presidenti rus u takua me ambasadorin iranian Kazem Jalali të dielën vonë, njoftuan mediat shtetërore, pasi dolën raporte se një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi, 63 vjeç, ishte rrëzuar në mjegull të dendur mbi rajonet malore të Iranit. “Putin foli me mua i pari, duke thënë se të gjithë janë shumë të pikëlluar për aksidentin e Ebrahim Raisit. Ai pretendoi se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të na ndihmuar në këtë moment,” i tha Jalali Agjencisë së Lajmeve të Republikës Islamike. Ai shtoi se udhëheqësi rus tha gjithashtu se Kremlini ishte “shumë i shqetësuar dhe i mërzitur”. Presidenti rus Vladimir Putin po ashtu telefonoi presidentin e ri të përkohshëm të Iranit dje, ndërsa Moska e bëri të qartë dëshirën e saj për të ruajtur dhe për të ndërtuar marrëdhëniet e saj të thelluara me Teheranin, pas vdekjes së Raisit. Që nga gjendja e luftës në Ukrainë, Rusia ka lëvizur për të forcuar lidhjet e saj politike, tregtare dhe ushtarake me Iranin, duke shqetësuar kështu SHBA-në. Në janar, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një traktat i ri ndërshtetëror që pasqyron “rritje të paprecedentë” në lidhjet Rusi-Iran ishte në fazat përfundimtare të marrëveshjes dhe Putin dhe Raisi pritej ta nënshkruanin atë së shpejti. Ashtu si Koreja e Veriut, Irani është një armik i hapur i Shteteve të Bashkuara dhe mund t’i sigurojë Moskës pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë.