03.01.2019 - 17:33
Ka nisur si gjithmonë rreth orës 17:00 protesta e banorëve të Astirit te “Unaza e Re” në kryeqytet, që shënon sot ditën e 61-të.
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Banorët kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe kanë kërkuar burgosjen e ministrit të Transporteve Damian Gjiknuri.
Për shkak të protestës, u bllokua përsëri trafiku. Deputeti demokrat Klevis Balliu ishte prezent në protestë, duke mbështetur banorët.
Protesta pritet të përfundojë rreth orës 18.